Ballina Europë Von der Leyen, Rutte, Macron, Merz, Meloni! Emrat e liderëve që do...

Von der Leyen, Rutte, Macron, Merz, Meloni! Emrat e liderëve që do të marrin pjesë në takimin Trump-Zelensky

38
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jetë në Uashington nesër për të marrë pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Volodymyr Zelensky, Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë evropianë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu do të marrë pjesë, ndërsa më parë u konfirmua pjesëmarrja e Ursula von dr Leyen, kancelarit gjerman Merz, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidenti francez Emmanuel Macron dhe britanikun Keir Starmer.

Zelensky do të jetë sot në Bruksel për të marrë pjesë në një video-konferencë me një gamë të gjerë udhëheqësish evropianë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer dhe Merz bashkëkryesojnë bisedimet e të ashtuquajturit Koalicion i të Vullnetshmëve.

Koalicioni është një grupim i lirshëm vendesh që mbështesin Kievin kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë të nisur në shkurt të vitit 2022.

Diskutimet vijnë pas samitit të profilit të lartë të së premtes në Alaska midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Pavarësisht pritjes së ngrohtë të Trump për udhëheqësin e Kremlinit, takimi nuk solli ndonjë përparim në ndalimin e luftës.