Ballina Sport Whyte turpërohet nga rivali 20-vjeçar, mposhtet me nokaut

Whyte turpërohet nga rivali 20-vjeçar, mposhtet me nokaut

47
0

Boksieri 20-vjeçar britanik Moses Itauma po ngjit shpejt shkallët në renditjen botërore në peshën e rëndë. Ai mundi me KO teknik në raundin e parë (2 minuta duel) një legjendë të këtij sporti si Dillian Whyte.

Një përballje pa histori, vendosur në favor të Ituma (13 fitore e asnjë hum bje në karrierë) që në raundin e parë. Djaloshi i ri britanik vendosi pas litarëve të ringut patriotin e tij dhe e hodhi në tapet.

Një humbje që 37-vjeçari Whyte (31 fitore e 4 humbje) nuk e priste, të paktën jo kaq shpejt ndaj një djaloshi shumë energjik. Falë këtij suksesi, Ituma mbron titujt WBA International dhe WBO Intercontinental në peshën e rëndë.

Madje ka gjasa që shumë shpejt të ketë mundësi të duelojë për titujt kampionë bote në këtë Divizion. Promotori Frank Warren e konfirmoi këtë gjë, duke deklaruar se do t’ia jepnin një shans.