Nga Ilir DAKO
Bashkëshortja e Edi Ramës ka vendosur të dalë nga hija e profilit të ulët mediatik, duke filluar të zërë vend në ballinat e testatave të ndryshme mediatike.
Pasi doli te Panorama në një intervistë ku zuri gjithë faqen e parë të gazetës, ka dalë edhe te një media tjetër. Në një intervistë të saj në këtë media zonja Linda u mundua të sillte profilin ndryshe të gruas së një kryeminsitri. Ajo rreket të krijojë imazhin e një gruaje me pushtet por që ka krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti.
“I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama duke treguar se nuk përfshihet në punët e burrit të saj.
Në fakt në Shqipëri gratë e pushtetarëve kanë qenë të gjitha numri dy dhe shpeshherë numri një i qeverisë. Në kohën e monizmit në krah të Mehmetit ishte Fiqireti , që me fuqinë e saj ndikonte jo oak në punët e pushtetit.
Gjithashtu siç e dimë në krah të Enverit qëndronte ajo, Vejusha e Zezë, Nexhmija fuqia reale e pushtetit monist. Nëse Enveri vriste dhe priste ditën për diell, zonja në fjalë ishte njeriu i errësirës që i zhdukte armiqtë e saj nga dhomat e errëta të pushtetit. Më pas në demokraci kemi Sali Berishën me bashkëshorten Liri që në fakt e rriti potencën e saj në qeverisjen e dytë të burrit, duke ngritur së bashku me fëmijët një konglomerat biznesesh dhe pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme. Ajo vetë luante rolin si bamirëse e madhe dhe nëpërmjet këtij instrumenti dhe donacioneve arriti të thithte fonde kolosale të paidentifikuara kurrë.
Më pas kemi Fatosin. Më liberali dhe qytetari, demokrati, inteligjenti dhe arapçiu sipas zhargonit popullor. Edhe ky e shndërroi qeverinë pjesë të Xhoi sh,a ku bashkëshortja e tij menaxhonte burimet e të ardhurave dhe zonat qeverisëse ku administroheshin paratë. Fatosi gjithçka në fund të qeverisjes e la në dorë të gruas dhe iku i tejngopur me pushtetin.
Paralel gjatë qeverisjes Nano lindën dhe feudalë të vegjël të tipit Majko dhe Meta ku i pari bënte ç’i thoshte badiagardi ,ndërsa i dyti kishte komandante Monikën, kapobanda e kapobandave. Pushteti i Ilir metës ka qenë i ndarë më dysh me Monën ku secili kishte thesin e vet të buxhetit që mbushej në varësi të të ardhurave.
Së fundmi rikthehemi te Linda. Deri dje në hije. Me një burrë që kishte shumë gra në qeveri që komandonin dhe e fundit në radhë ka qenë Belinda Balluku. Pavarësisht qëndrimit të saj në hije, disa punë të vogla dhe të mëdha i ka bërë, por që kanë qëndruar në hije në saj të profilit të ulët. Ka akuza për vajzën kunatin dhe ndërhyrje të tjera por që kanë shpëtuar nga syri mediatik.
Ditët e sotme, zonja Lindë duket që kërkon të zërë vendin e vet në suazën e grave të pushtetit. Tashmë ajo ka filluar të emërojë ministra, drejtorë të televizionit publik, drejtorë drejtorish dhe ka marrë njëfarë roli të njeriut të propagandës në favor të kryeministrit. Ajo ka filluar negoiciata me media të ndryshme ( e fundit ishte me Hysenbellinjtë), ku kërkon të zbusë agresivitetin e bashkëshortit.
Nëse shikojmë artikulimin, mënyrën e të funksionuarit dhe influencën e saj pranë pushtetit të burrit zonja lindë mund të asociohet lehtësisht me Nexhmijen, padyshim shumë më e moderuar dhe në format demokratik. Daljet e fundit mediatike tregojnë se në horizontin e pushtetit nuk do ketë fuqi grua tjetër veç saj. Gjithë kjo do të varet nga qëndrimi i Edi Ramës në pushtet.