Nga Ilir J Dako
Në intervistën e zonjës Lindë të disa ditëve më parë shumë njerëz nxituan të blinin në tezga revistën që e botoi me pritshmërinë sesi do të ishte opinioni i bashkëshortes të kryeministrit. Që në gërmat e para të intervisës deri në pikën e mbylljes gjeje një material me autopyetje dhe përgjigje të së intervistuarës, ku mundohej të sqaronte pozicionin e saj në raport me kryeministrin-bashkëshort.
“Paradhoma apo dhoma e gjumit”, kjo ishte dilema e përkthyer në versionin shekspirian “të rroç apo mos rroç”, ku e intervistuara e kishte distancuar veten me dezifenktim higjenik në raport me pushtetin e burrit.
“Duke mos pranuar që në ditën e parë të Edit në pushtet dhe në asnjë ditë të Edit kryeministër që ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional dhe mënyrën time të të jetuarit brenda dhe jashtë shtëpisë të ndikohet nga ngjitja e tim shoqi në majë, kam krijuar qysh atë ditë e çdo ditë më tej, një distancë të sigurtë higjenike nga pushteti. I kam rezistuar kështu çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, deklaronte zonja Lindë në intervistën e saj, duke vënë shumë pika dyshimi mbi çka përfaqëson ajo në realitet dhe si e shfrytëzon pushtetin që fillon nga dhoma e gjumit dhe potencohet në zyrën kryeministrore.
Mund të përmendim vetëm një fakt të pushtetit të saj të frikshëm mbi ekzekutivin, mazhorancën dhe opozitën. Zgjedhja e drejtorit të RTSH. Pasi nuk u ploësua dëshira e saj për të zgjedhur mikeshën e zemrës Eni Vasilin, zemërimi i saj si i Zeusit përvëloi gjithë Këshillin të RTSH, duke vënë në rresht të majtë e të djathë, Nul Mokë e Sali Berishë, Belindë e Spiropal, të cilët zgjodhën një këshill aseksual që do të zbatonte urdhërat e zonjës Lindë. Këshilli u zgjodh sipas dëshirave të Zonjës Lindë dhe dishepullit të saj, duke u futur të njëjta figura të cikluara dhe stracikluara në 35 vite tranzicion. Të gjithë si për çudi e zgjodhën njëzëri Eni Vasilin, duke përmbushur profecinë e zonjës Lindë, duke grisur përfundimisht dhe atë copë leckë virgjërie që i kishte ngelur nga ish brekët këtij shteti. Gazeta Sot e kishte paralajmëruar që në momentin kur u prish Këshilli i RTSH se gjithë kjo lojë luhej për interesat e zonjës Lindë për të zgjedhur zonjën Eni. Thuaj pastaj që nuk janë profetë gazetarët e Sotit, të cilët e lajmëruan disa muaj më parë.
Higjiena e Zonjë Lindë u zhye në zhulin e politikës dhe demonstroi se pushteti real dhe i tmershëm në këtë vend po shkon në duart e klonit të Nexhmijes. Mjafton kjobëmë, në morinë e bëmave, të cilat janë të paekspozuara deri më sot si mediatikisht dhe politikisht, pasi propaganda qeveritare është munduar të veshë me rrobat e Engjëllit një personazh që fsheh Antipodin e tij. Kjo dhunë e pashembullt e përdhunimit të një institucioni është mjaftueshëm, për të perceptuar sesa higjenik është raporti i zonjës Lindë me pushtetin e bashkëshortit. Fakte të tjera ka pafund, por kjo shërben si shembull për të nxjerrë zbardhur puritanizmin fallc të zonjës në fjalë, ku hipokrizia vret realitetin, ku antikrishti vret krishtin me një triumfalizëm të rremë propagandistik./sot