Ballina Europë ‘Europa po fundoset nga lufta në Ukrainë’, Spahiu: 5 milionë refugjatë, 45...

‘Europa po fundoset nga lufta në Ukrainë’, Spahiu: 5 milionë refugjatë, 45 miliardë euro!

27
0

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi sot takimin në Uashington mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, liderit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve të BE-së, duke theksuar pasojat ekonomike që po përjeton Evropa nga lufta në Ukrainë.

Sipas Spahiut, Europa aktualisht po strehon rreth 5 milion refugjatë ukrainas, me një kosto që arrin afërsisht 45 miliardë euro. Ai vuri në dukje se kjo shifër përfshin vetëm mbajtjen e refugjatëve dhe nuk përfshin ndihmën ushtarake apo mbështetjen e tjera të dhëna Ukrainës, duke krijuar, siç tha ai, një “gropë të zezë” që ka tronditur ekonominë e BE-së.

“Emigrantët ukrainas janë dyndur në BE. Sot në BE strehohen afro 5 milion ukrainas dhe BE i mban ata me një faturë afro 45 miliardë euro dhe vetëm kjo faturë, pa llogaritur mbështetjen për armë dhe ndihma të tjera, është një gropë e zezë që ka tronditur ekonominë. Sot qeveritë europiane e kanë të domosdoshme që të shtojnë presion mbi Zelenskyn për të arritur një marrëveshje paqeje”, deklaroi Spahiu.

Ai theksoi se sfida më e madhe për Europën mbetet kombinimi i mbajtjes së refugjatëve dhe sigurimi i stabilitetit ekonomik, ndërsa presioni politik mbi qeverinë ukrainase bëhet një faktor kyç për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.