Ballina Ekonomia Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, vijon puna për ndërtimin e 8 stacioneve! Dorëzohen...

Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, vijon puna për ndërtimin e 8 stacioneve! Dorëzohen në fillim të vitit 2026, fondi 10,2 mln euro!

40
0

Në kantierin e hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës po punohet me ritme të larta për ndërtimin e 8 stacioneve të kësaj linje hekurudhore, ku shumica e tyre do të jenë të reja.

Drejtori i hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, shpjegon se punimet kanë nisur nga muaji qershor dhe kjo është kontrata e dytë, që nuk ishte parashikuar tek e para. E para kishte ndërtimin e hekurudhës (shina dhe trase), kurse e dyta është ndërtimi i stacioneve.

“Kjo është kontrata e dytë, pasi nuk ishte në të parën ndërtimi i stacioneve. E para kishte ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe aeroporti i Rinasit. Kontratë e re me vlerë 10.2 mln euro, me kredi të marrë nga BERZH-i, punomet nisën në qershor, janë 8 kantiere ku kanë nisur punimet. janë stacionet e Kasharit, Vorës, i Tiranës që do jenë të rinj, Sukthi, Shkozeti dhe Durrësi, ndërsa këtu janë edhe dy stacionet ekzistuese që do rinovohen, ai në Durrës dhe i madhi në Tiranë”, tha ai.

Sipas projektit, stacioni qendror i trenit, ai tradicionali në Tiranë, do të kthehet në një vepër arti me arkitektë dhe do ketë një stacion edhe në zonën e universitetit i emëruar ‘Epoka” (vetëm për ndalesë), i posaçëm për studentët.