Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Korçës, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit polak R. R., 39 vjeç, kanë gjetur 2 thika, 4 radio marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Autoritetet kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.