Ballina Bota McGonigal i lidhur me një tjetër oligark rus/ Vladimir Gusinsky: Kam falimentuar

McGonigal i lidhur me një tjetër oligark rus/ Vladimir Gusinsky: Kam falimentuar

37
0

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar me burg për aferat e tij korruptive, përfshi këtu skandalin me Edi Ramën, mund të ketë pasur lidhje me një tjetër oligark rus.

McGonigal është dënuar për lidhjet e tij me oligarkun rus, Oleg Deripaska, por Radio Evropa e Lirë raporton se ai mund të ketë pasur lidhje edhe me oligarkun Vladimir Gusinsky, një figurë shumë e fuqishme dikur në Rusi.

Gjithçka është zbuluar gjatë procesit të divorcit të oligarkut Gusinsky me bashkëshorten e tij, Elena Konstantinou.

Para pak ditësh, një gjykatë në SHBA miratoi përfundimisht divorcin mes tyre.

Një gjykatës në SHBA ka miratuar divorcin e Vladimir Gusinsky-t dhe bashkëshortes së tij prej 33 vitesh, Elena Konstantinou, pas një beteje të gjatë ligjore trevjeçare, ku oligarku rus dikur i fuqishëm, deklaroi se ishte thuajse i falimentuar.

Vendimi i gjykatës ishte problemi më i fundit me të cilin përballej Gusinsky, i cili u detyrua të ikte në mërgim në fillim të viteve 2000 nga presidenti rus Vladimir Putin, kur qeveria e tij mori në kontroll NTV-në, një kanal privat televiziv që ishte themeluar nga Gusinsky.

Në vitin 2022, duke pretenduar “dallime të pakapërcyeshme”, Konstantinou paditi Gusinsky-n për divorc në SHBA, ku çifti kishte prej kohësh një vilë luksoze 14.000 metra katrorë me vlerë 7 milionë dollarë në periferi të një zone elitare. Aktualisht Gusinsky jeton përgjithmonë në Izrael.

Në vendimin prej 12 faqesh, gjyqtari përshkruan Gusinsky-n në kulmin e fuqisë së tij në vitet 1990, kur NTV ishte një kanal me ndikim. Gusinsky dhe bizneset e tij mediatike luajtën një rol kyç në mbështetjen e paraardhësit të Putinit, Boris Yeltsin.

Por më 12 dhjetor 2022, dy agjentë të FBI-së kaluan me makinën e tyre përmes dyerve të hekurta të zbukuruara në një rrugicë rrethore në një lagje jashtëzakonisht e pasur e Nju Jorkut. Pas trokitjes, ata u ftuan në një vilë luksoze prej 7 milionë dollarësh dhe 14.000 metra katrorë, pronë e njërit prej figurave më të fuqishme të Rusisë dikur: Vladimir Gusinsky.

Gusinsky nuk ishte në shtëpi. Por bashkëshortja e tij, Elena Konstantinou, ishte aty. Ajo ishte e hutuar dhe e befasuar nga vizita e agjentëve.

Gjatë vizitës – një nga tre të tilla – ata intervistuan Konstantinou dhe punonjësit e shtëpisë për marrëdhënien e Gusinsky-t me Charles McGonigal, një agjent i FBI-së në pension, i cili kishte shoqëruar Gusinsky-n dhe kishte ngrënë në shtëpinë e tij të paktën dy herë. Ata e pyetën edhe për Sergei Shestakov, një ish-diplomat dhe bashkëpunëtor i biznesit i McGonigal, që kishte punuar për Gusinsky-n. Pyetjet lidheshin edhe me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe Mikhail Lesin, ish-ministër i shtypit rus, i cili u gjet i vdekur në një hotel në Uashington, në nëntor 2015 me qafë të thyer.

Agjentët më pas morën kompjuterë dhe pajisje elektronike që i përkisnin Gusinsky-t. Ata gjithashtu diskutuan për heqjen e papritur të vizës amerikane të Gusinsky-t.

Rreth pesë javë pas vizitës së FBI-së, më 21 janar 2023, McGonigal u arrestua nga agjentët federalë në aeroportin ndërkombëtar ‘John F. Kennedy’ në Nju Jork, i akuzuar për përpjekje për të ndihmuar Deripaskan të shmangë sanksionet amerikane.