Ballina Europë Mot i keq në Siçili, shikoni si copëtohet ura e ‘San Giulianos’...

Mot i keq në Siçili, shikoni si copëtohet ura e ‘San Giulianos’ dhe përsëri shoferët ‘e çmendur’ kalojnë mbi të!

25
0

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë orët e fundit. Reshje të dendura shiu ranë në zonën e Siçilisë, duke sjellë jo pak probleme.

Një i tillë u has në urën e ‘San Gulianos’, ku shkarkesa e madhe e ujërave nisi ta copëtonte atë në parmakë dhe më gjerë.

Shoferët u vunë në rrezik, megjithatë siç shihet nga video, pati nga ata të ‘çmendur’ që edhe pse shihnin teksa binin copat e urës, vijonin të kalonin mbi të. Për fat ura u mbajt në themelet e saj dhe skena u filmua, duke demonstruar brishtësinë e infrastrukturës, e cila ka qenë prej kohësh në gjendje kritike.

La Repubblica’ informon se Komunat e Maleve Nebrodi tani kanë frikë nga izolimi, ndërsa ANAS (Autoriteti Kombëtar i Rrugëve) fillon punën e sigurisë.