Ballina Kulturë 19 Gushti, Dita Botërore e Fotografisë – Shqipëria krenohet me trashëgiminë e...

19 Gushti, Dita Botërore e Fotografisë – Shqipëria krenohet me trashëgiminë e “Marubit”

20
0

Dita Botërore e Fotografisë shënohet çdo vit më 19 gusht, në përkujtim të shpikjes së Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicéphore Niépce dhe Louis Daguerre në vitin 1837.

Kjo teknologji u patentua më pas nga qeveria franceze dhe iu prezantua botës më 19 gusht 1839 si një “dhuratë për njerëzimin”.

Prej asaj kohe, fotografia ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm falë teknologjisë, duke u bërë pjesë e përditshmërisë sonë, me çdo individ që sot ka në duar një aparat fotografik nëpërmjet telefonit.

Në Shqipëri, rrënjët e fotografisë janë të lidhura ngushtë me studion “Marubi” në Shkodër, e cila përfaqëson një nga pasuritë më të vyera të kujtesës kombëtare dhe që sot njihet zyrtarisht si trashëgimi botërore.

Fototeka “Marubi” përmban një pasuri të rrallë me fotografi që i përkasin më shumë se 150 viteve më parë, të realizuara nga pionierët Pietro dhe Kel Marubi.

Kjo arkivë është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar “Memory of the World” nga UNESCO, duke u kthyer në një pasuri kulturore me rëndësi globale.

“Marubi”  ka përjetësuar imazhin, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve ndër shekuj.

Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në hisotrinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999.

Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre, ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën.