Ballina Politika ASHK u akomodua në ambientet e pallatit pa leje dhe të konfiskuar,...

ASHK u akomodua në ambientet e pallatit pa leje dhe të konfiskuar, Rama sulmon sërish gjykatësin: Më në fund e nxorri arsyetimin skandaloz

15
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pjesë nga arsyetimi i shkruar i gjykatësit Hazbi Balliu, në lidhje me një pallat të konfiskuar i cili ishte ndërtuar pa leje, dhe vendosjen në godinë të Agjencia Shtetërore e Kadastrës, pasi godina në të cilët ndodheshin ishte dëmtuar nga tërmeti.

“Çlirimin’ e pallatit pa leje të konfiskuar, Rama e quan vendim skandaloz, duke theksuar se gjykatësi shprehet se nuk ka prova që ASHK nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë “ku bien tavanet e muret”.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti”, shprehet kreu i qeverisë, teksa publikon edhe foto nga godina e dëmtuar.

“Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”, e mbyll reagimin Rama.