Ballina Kulturë Korçës i dhuroi gjithë ç’pati, e lanë pa varr…

Korçës i dhuroi gjithë ç’pati, e lanë pa varr…

33
0

Në Korçë, familja Turtulli njihet si një prej familjeve më të njohura tregtare. Thoma Turtulli dhe kompania e tij, zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Shumë shpejt, ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian.

Kështu në qytetin e Korçës, më 25 dhjetor 1927, çeli dyert kinemaja “Majestic”. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit.

Kush ishte dhe si kujtohet nga korçarët, Thoma Turtulli

Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin, jetimoren. Ishte njeriu që shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz, por nuk shpëtoi dot veten prej saj. Ishte ai që përgatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare dhe fitoi dashurinë dhe simpatinë e mijëra zemrave. Por sistemi i kuq monstruoz , u soll egërsisht me familjen Turtulli. Kur varrezat e Korçës u zhvendosën nga kisha e Shën Mërisë, u prish në mënyrë barbare varri monumental i kësaj familjeje të shquar dhe eshtrat e filantropit te madh, nuk dihet ku përfunduan. Urrejtja patologjike e Enver Hoxhës ndaj kësaj familjeje bëri që Thoma Turtulli të mos ketë sot as varr.

Thoma Turtulli ishte me origjinë nga Vithkuqi, dikur një qytet i madh, me shumë lagje, kisha dhe shkolla, që rivalizonte për nga përparimi vetë Voskopojën. Por, njëlloj si Voskopoja edhe Vithkuqi u dogj e u grabit tri herë. Zjarrvënësit ishin po të njëjtët.

Familja Turtulli vendoset në Korçë e bëhet një prej familjeve më të njohura tregtare. Thoma Turtulli dhe kompania e tij, zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Shumë shpejt, ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian.

Kështu, në qytetin e Korçës, më 25 dhjetor 1927, çeli dyert kinemaja “Majestic”, një “La Scala” e vogël në zemër të qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato” , e krijuar prej Thoma Turtullit e miqve të tij.

Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytet e rrethina, gjendeshin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës, Vithkuqit e vetë Korçës, si edhe të sjellë dhe nga shoqëria “Vatra” e SHBA-së. Kështu biblioteka e bukur e Korçës, që u përurua më 1930, numëronte rreth 30, 000 tituj.

Ndërs më 1934 u mundësua përurimi i spitalit të qytetit.

Pas përfundimit të punimeve, bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40,000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale. Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina Turtulli, me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Thuhet në Korçë, se Thoma Turtulli i ndiqte vetë punimet për ndërtimin e spitalit dhe atje u sëmur nga bronkopneumonia. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mbretit Zog, që solli enkas nga Selaniku, mjekët më të mirë, ai nuk mundi të shpëtonte./observerkult