Ballina Ekonomia Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? – Shkodra ka...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? – Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë!

15
0

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në miratimin e saj dhe llogaritjen e pensionit.

Dosjet shpesh shoqërohen me problematika të ndryshme të gjenerimit të dokumentacionit sidomos për ata individë që kanë punuar në ish ndërmarrje shtetërore apo ish kooperative bujqësor, ndërsa pjesa tjetër e dokumenteve gjenerohet nga vetë Instituti i Shoqërore.

Por sa është koha mesatare e përpunimit të kërkesave për pension?

Ndërsa afati maksimal ligjor është 45 ditë, koha mesatare që merr Instituti i sigurimeve Shoqërore, është ndjeshëm më e ulët dhe llogaritet në 22.8 ditë.

E ndarë sipas drejtorive rajonale , më pak kohë merr Shkodra me vetëm 9.9 ditë për bërjen gati të dosjes dhe përcaktimin e masës së pensionit dhe më shumë kohë merr Tirana me 30.4 ditë për shkake dhe të  faktit se ka popullsi më të madhe dhe fluksi i kërkesave është më i lartë.

Nën 20 ditë është  edhe në drejtoritë rajonale Peshkopi, Korçë, Kukës, Vlorë.

Ndërsa mbi 20 ditë afat është në drejtoritë rajonale Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë.

Ndërkohë nëse i referohemi shifrave të 2024-ës, rezulton se në shkallë vendi mbi 99.7 për qind e pensioneve të reja të pleqerisë janë lidhur përpara afatit.

Tashmë do të jetë më e thjeshtë për plotësimin e dosjeve pasi qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore të cilat garantojnë njohjen periudha të punësimit para vitit 1994, për afro 30 mijë individë,  pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve.

Ligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi,  për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në  institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore ka hyr në fuqi mesin e muajit Mars 2025.

Gjatë vitit 2024 janë lidhur 29,232 pensione të reja pleqërie, nga të cilat 17.785 janë meshkuj dhe 11.447 janë femra.