Ballina Lifestyle Sharon Stone zbulon një sekret që lidhet me Nellyn

Sharon Stone zbulon një sekret që lidhet me Nellyn

17
0

Sharon Stone ka ndarë së fundmi një sekret rreth jetës së saj romantike.

Aktorja 67-vjeçare ishte e ftuar në episodin e së dielës të “Watch What Happens Live” ku zbuloi se dikur kishte dalë në takim me Nellyn.

“Sharon, a dole në takim me Nellyn?” – e pyeti Andy pasi tha se nuk do të habitej nëse do të ishte e vërtetë.

Ajo konfirmoi se kishte dalë me reperin 50-vjeçar duke thënë: “Po, e bëra”.

Por kur u pyet nëse kishin dalë në një takim të dytë, Sharon tha “jo” dhe se takimi i tyre ishte një rast i vetëm.