Ballina Bota Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit

Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit

22
0

Më 18 gusht, një tribunal ushtarak në Zelandën e Re dënoi një ushtar, i cili nuk u identifikua për publikun, për përpjekje për të spiunuar në favor të një vendi të huaj. Ky është rasti i parë i njohur i një spiunazhi të tillë brenda forcave të armatosura të këtij vendi.

Sipas hetimeve, ushtari në fjalë kishte ofruar informacione të klasifikuara, duke përfshirë hartat dhe planet e bazës ushtarake ku shërbente, për një shtet të paidentifikuar.

Ai u përpoq të jepte këto të dhëna të ndjeshme jashtë vendit, duke e vendosur sigurinë kombëtare në rrezik, raporton theguardian.

Një agjent i kundërzbulimit, i cili po punonte nën mbulim, hyri në kontakt me ushtarin duke u paraqitur si një blerës i rremë dhe duke marrë informacionet që ushtari po përpiqej t’i shiste. Ky bashkëpunim i fshehtë çoi në arrestimin dhe më pas gjykimin e ushtarit.

Gjatë procesit, ushtari pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin, duke marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tij. Tani, gjykata ushtarake është duke shqyrtuar rrethanat e rastit dhe do të vendosë dënimin që i takon sipas ligjit ushtarak.

Ndryshe, ky rast është një goditje serioze për sigurinë kombëtare të Zelandës së Re dhe pasqyron rëndësinë e monitorimit dhe kundërzbulimit në mbrojtjen e interesave të vendit.