Ballina Kosovë Abdixhiuku: LDK-ja nuk dëshiron marrëveshje politike

Abdixhiuku: LDK-ja nuk dëshiron marrëveshje politike

23
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar edhe një herë se qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar lidhur me votimin për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në deklaratën e tij pas dështimit të seancës konstituive, Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk është e interesuar për marrëveshje politike

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për krijimin e institucioneve dhe se kjo është thelbi i problemit.

“Qëndrimet e LDK-së nga dita e parë, deri më sot dhe deri në ditën tjetër që do të mblidhemi do të mbeten të njëjta, tw pandryshueshme, parimore. LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe si e tillë nuk mund të mbështesë kandidatë me të cilën nuk ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike. Kemi humbur kohë shumë, ditë shumë për shkak të insistimit kokë fortë, të njëanshëm të më të vjetrit të kësaj seance. Sot u kthyem në fillim, te thelbi i problemit, te mungesa e numrave. Pa numër, pa shumicë, s’mund të ketë as kryetar të kuvendit as qeveri”, tha Abdixhiku.

Sot dështoi seanca konstituive, pasi të propozuarat për kryeparlamentare nga LVV-ja, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla Schwarz nuk morën votat e mjaftueshme.