Ballina Politika Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 akt i terrorizmit shtetëror,...

Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 akt i terrorizmit shtetëror, i nxitur nga Kryeterroristi Rama

14
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit të kërcënimit me jetë të botuesit të News24 dhe Panorama Group nga persona të lidhur me pushtetin.

Sipas Blushit ngjarja ndodhi fill pas rifillimit të transmetimeve të Neës24, televizion që u sulmua nga institucionet shtetërore, dhe gazetarët e kësaj media nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën e tyre. “Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të “Fokus Media Group”, z. Irfan Hysenbelliu, si dhe i familjes së tij, një ditë pas rikthimit të sinjalit televiziv të “News 24” është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm i terrorizmit shtetëror, i nxitur drejtpërdrejt nga Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama.

Edi Rama kërkon të mbyllë “News 24” në mënyrë që qytetarët të mos flasin pa doreza për kushtet e rënda të keqqeverisjes te emisioni i mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit kurajoz Klevin Muka, dhe as që gazetaret e mirënjohura Ola Bruko dhe Nisida Tufa të jenë të lira të bëjnë pyetjet që mendojnë për “rilindasit” e krimbur në korrupsion e të zhytur në llumin e botës së nëndheshme të krimit të organizuar”- shprehet Blushi.

DEKLARATA E PLOTE E BLUSHIT

Megjithëse i diskredituar botërisht, nga DASH, BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe deri tek organizatat ndërkombëtare më prestigjioze të gazetareve për sulmin mafioz mbi median dhe së fundmi ndaj “News 24”, Edi Rama, Narkoqeveria dhe Narkotrafikantet klientë të saj vazhdojnë në rrugën e tyre të thellimit të paligjshmërisë, shantazhit dhe presionit kriminal ndaj fjalës së lirë.

Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të “Fokus Media Group”, z. Irfan Hysenbelliu, si dhe i familjes së tij, një ditë pas rikthimit të sinjalit televiziv të “News 24” është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm i terrorizmit shtetëror, i nxitur drejtpërdrejt nga Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama.

Lëshimi nga zinxhirët i zagarëve të Narkoshtetit me urdhër politik për të kërcënuar me jetë një drejtues mediash është vijim i platformës zyrtare të Narkoqeverisë, që kërkon të instalojë me dhunë një errësirë të plotë mediatike për të fshehur korrupsionin e përbindshëm, lidhjet personale me krimin e organizuar vendas e ndërkombëtar dhe dështimet shumë të rënda qeverisëse të Edi Ramës.

Kryeterroristi i fjalës së lirë urdhëroi ndërprerjen e dhunshme e sinjalit të “News 24”, pushtimin e godinës së televizionit me policë dhe ushtarë, grabitjen dhe konfiskimin e materialeve sensitive dhe kompjuterëve të gazetarëve, si dhe moslejimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave, sepse për të një media që nuk konformohet, nuk hesht ose nuk serviloset 100% ndaj Narkoshtetit, duhet të mbyllet, të shkatërrohet dhe kërcënohet me jetë.

Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai e urren faktin që qytetarët i drejtohen gazetarit profesionist Osman Stafa për denoncuar kushtet kriminale në Spitalin Onkologjik, ku të sëmurët me tumor humbin jetën për mungesë të ilaçeve.

Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai kërkon të mbulojë me çdo kusht dosjet korruptive që ulërasin në dritë të diellit të Belinda Ballukut, ndaj urdhëron mbylljen me dhunë të emisionit investigativ “Vetting” dhe zhdukjen e çdo gjurme të aferave të tij të kapura nga gazetarët.

Edi Rama e urren faktin që kamerat e fshehta të emisionit “Tak Fak” thyenin censurën dhe tregonin nga brenda sistemit mënyrën se si çdo qelizë e Narkoshtetit është e zhytyr në llumin e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.

Edi Rama kërkon të mbyllë “News 24” në mënyrë që qytetarët të mos flasin pa doreza për kushtet e rënda të keqqeverisjes te emisioni i mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit kurajoz Klevin Muka, dhe as që gazetaret e mirënjohura Ola Bruko dhe Nisida Tufa të jenë të lira të bëjnë pyetjet që mendojnë për “rilindasit” e krimbur në korrupsion e të zhytur në llumin e botës së nëndheshme të krimit të organizuar.

Edi Rama kërkon të instalojë një errësirë totale mediatike, që kur digjet “Syri i Kaltër”, televizionet e kapura dhe të paguara me paratë e pista të inceneratorëve të japin pamje nga djegiet e pyjeve në Greqi; Që kur digjet kisha shekullore e Lekëlit në Tepelenë, televizionet të transmetojnë pamje nga flakët në Spanjë, apo kur përvëlohet Delvina të jepen pamje nga zjarret në Portugali.

Po të mos ishte mbyllur për më shumë se 9 ditë televizioni “Neës24” sot do të kishte më pak zjarre sepse gazetarët do raportonin në kohë reale nga terreni, ndërsa Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do gjenin qetësi për të vazhduar të pashqetësuar pushimet, siç ndodhi, por do angazhoheshin seriozisht në shuarjen e flakëve që përpinë mijëra hektarë pyje, kullota, shtëpi, pora e bagëti, si dhe duke marrë tragjikisht edhe jetë njerëzish.

Kjo që po ndodh me “News 24” nuk është më çështje vetëm mediatike, por një emergjencë demokratike.

Kur një regjim mafioz i korruptuar dhe i kriminalizuar godet në këtë mënyrë median e lirë, ai godet vetë shtyllën e fundit të demokracisë shqiptare. Dhe kur kërcënimet bëhen personale, kur liria e shprehjes identifikohet si “armike” e qeverisë, atëherë është detyrë qytetare, politike, patriotike dhe morale e çdo shqiptari të ndershëm të reagojë.

Edi Rama po shndërron Shqipërinë në një shtet totalitar, ku media duhet të heshtë, të serviloset, përndryshe mbyllet dhe shkatërrohet.

Tre televizione të mbyllura në 12 vite janë një rekord i zi për fjalën e lirë që nën Narkoregjimin e “Ramaduros” është më e rrezikuar se kurrë.

Partia e Lirisë duke shprehur solidarizimin e plotë me gazetarët e “News 24”, si dhe duke përshëndetur të gjitha qëndrimet zyrtare të institucioneve të BE dhe SHBA, dënon me forcën më të madhe dhe me vendosmëri këtë sjellje terroriste dhe autoritare ndaj fjalës së lirë, si dhe nxit të gjithë organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të qëndrojnë në krah të kolegëve të tyre në Shqipëri.

I kujtojmë Edi Ramës se asnjë regjim nuk e ka fituar luftën me lirinë e medias dhe se fundi i tij politik i regjimit të tij do të jetë i njëjtë.