Donny Osmond ka ndarë me publikun një kujtim me Michael Jackson.
Ashtu si Michael, këngëtari 67-vjeçar u bë i famshëm kur ishte i ri si pjesë e një grupi muzikor me vëllezërit e motrat e tij.
Ndërsa Michael e gjeti të lehtë kalimin në një karrierë solo dhe pati sukses në industrinë e muzikës, Donny luftoi për t’u shkëputur nga imazhi që ndërtoi si anëtar i “The Osmonds”.
Donny kohëve të fundit ndau një video në Instagram ku zbuloi këshillën për karrierën që i dha dikur Michael.
“Emri Donny Osmond ishte shaka, vite më parë. Dua të them, nëse thoshe se të pëlqen muzika e Donny Osmond, të përjashtonin”, zbuloi këngëtari.
Ai tha se në vitin 1983, iu afrua Michaelit për mënyrën se si arriti të hiqte dorë nga imazhi i grupit të tij familjar dhe të bëhej kaq masivisht i suksesshëm. Sipas Donnyt, Michael nuk ngurroi t’i jepte një këshillë.
Ai i kishte thënë: “Emri yt është helm, Donny. Duhet ta ndryshosh emrin tënd”, tha Donny duke e këshilluar Michael.
“Ishte shumë fyese. Ishte e vështirë ta dëgjoje këtë. Por ai kishte të drejtë, sepse në vitin 1989, stacionet radiofonike në të gjithë vendin transmetonin muzikën time, por nuk e thoshin emrin tim”.