Ballina Aktualitet Imazhet satelitore nga zjarret/ Ja si janë prekur nga flakët Lura, Boga...

Imazhet satelitore nga zjarret/ Ja si janë prekur nga flakët Lura, Boga e Razma

18
0

Përmes imazheve satelitore, asistenca nga ekspertët e ASIG pranë Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) kanë vijuar në kryerjen e analizimeve mbi ndryshimet e ndodhura në ngjarjen e fatkeqësisë natyrore nga zjarret e ditëve të fundit në vend.

Bëhet fjalë për zonat “Lurë Zall-Gjoçaj, Dibër” dhe “Bogë-Razëm-Dedaj, Malësi e Madhe”.

Me anë të përdorimit të teknologjisë së avancuar, janë ndërtuar harta për zonat e prekura nga zjarri, duke shtuar elemente të cilët janë të rëndësishëm për:

Vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e riskut nga zjarri, marrjen e masave strukturore për zvogëlimin e riskut dhe vlerësimin e dëmit nga zjarri.