Ballina Sport Kampionet vijne me afer me TRING SPORT, champions league nis...

Kampionet vijne me afer me TRING SPORT, champions league nis sezonin fenomenal

0
15

Kampionët kurrë nuk të mungojnë, me Tring të vijnë më afër… Edhe pse ngjason me një premtim, në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky është tashmë një realitet i prekshëm, sepse TRING është shtëpia e kampionëve të vërtetë.

Liga e Kampionëve, kompeticioni më prestigjioz botëror i futbollit të klubeve, ngre sonte siparin e një sezoni që pritet të jetë fenomenal. Në Playoffs, për 2 mesjava radhazi zbresin në fushë 14 skuadra ambicioze, me grintë dhe histori futbolli, që do të luftojnë për një vend mes më të mirëve të Evropës.

Sonte superdueli turko-portugez, Fenerbahçe – Benfika, por edhe 3 sfidat e tjera, do të ndezin arenën e futbollit evropian, me një mision të vetëm, biletën e kualifikimit për në garën e ëndrrave.

Me Champions League, rikthehet edhe maratona e transmetimeve sportive Live, pasi rikthehet edhe Live Show ekskluziv “Studio Champions” me moderatoren Eva Murati, për një sezon të ri plot surpriza. Me kapitenin Lorik Cana dhe analistët më në zë të futbollit, “Studio Champions” është dritarja e përsosur për ta përjetuar të plotë përvojën e Ligës së Kampionëve, brenda dhe jashtë fushave të lojës.

Le të fillojë spektakli i kampionëve në arenën madhështore të futbollit evropian, por edhe në 8 kanalet Tring Sport, ku prej më shumë se 1 dekade tanimë ata, kampionët, janë në shtëpinë e tyre.

Champions League dhe kampionatet më të forta në botë i shihni të gjitha në një paketë të vetme, duke filluar nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore OTT. Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe sportifikohu… me Tring, sigurisht!