Ballina Kronika Konflikti për kanalin vaditës/ Mësohet shkaku i vrasjes me thikë të 30-vjeçarit...

Konflikti për kanalin vaditës/ Mësohet shkaku i vrasjes me thikë të 30-vjeçarit në Divjakë

18
0

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në zonën e Divjakës.

Mësohet sesi pasojë e një konflikti, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Viktimë në ngjarje mbeti 30-vjeçari Besmir Kumria. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.