Ballina Lifestyle Moderatori shqiptar lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit...

Moderatori shqiptar lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit që tronditi publikun

22
0

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima.

Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata e liroi nga masa e arrestit.

Ai falënderoi avokatët për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.

Në postimin e tij, Mjekiqi shihet pranë avokatëve, duke përcjellë mesazhin e falënderimit për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë momentit të vështirë.