Ballina Lifestyle “Përfaqësimi jonë, çalon”/ Vajzat shqiptare në organizimet e eventit “Miss”, shokon producenti:...

“Përfaqësimi jonë, çalon”/ Vajzat shqiptare në organizimet e eventit “Miss”, shokon producenti: U mungonte truri

18
0

I ftuar në një studio producenti Petri Bozo,  një emër shumë i dëgjuar për publikun shqiptar, regjisor, producent, organizues i Misseve të ndryshme në vend, të tilla si Miss Shqipëria apo Universe. Në këtë intervistë, ai foli më shumë për të bukurën në vetvete por jo vetëm…

–Sa inteligjente duhet të jetë një Miss, për të qenë një Miss?

Tani kanë ndryshuar shumë kushtet. Ka vite, u bë 10 vjet që i kushtojmë shumë rëndësi kësaj pjesës. Ka mundësi që në audicionet e Miss Shqipërisë, një vajzë, pavarësisht nga shtatlartësia dhe bukuria, të përjashtohet dhe për shkak të mungesës së trurit.

-Pse u vonove kaq shumë për këtë?

-Nuk është se u vonova, por deri në momentin që nuk kishim një përfaqësim jashtë, dhe nuk kuptonim çfarë ndodhte në kompeticionet botërore të nivelit të lartë, mund t’i toleronim këto gjëra. Kur pamë që përfaqësimi jonë si konkurrent edhe si shtet, çalonte pikërisht tek ky segment… mangësia e të folurit dhe të shprehurit lirshëm në gjuhë të huaj, raportet që duhet të kishte me leximin një vajzë… Kështu që filluam t’i kushtojmë shumë vëmendje dhe u bënë vite, gati më shumë se 10 vite që ne japim çmimin “Miss Inteligjenca”.