Ballina Lifestyle Perrie Edwards flet hapur për abortet e saj

Perrie Edwards flet hapur për abortet e saj

0
9

Perrie Edëards ka folur së fundmi rreth dy aborteve spontane që ka pësuar dhe jetën e saj si nënë.

Sipas saj, aborti i parë ndodhi në fillimet e shtatzënisë, duke çuar në njëfarë konfuzioni kur ajo shkoi te mjeku për një kontroll.

“Mbaj mend që shkova te gjinekologu dhe i thash: A mund ta shpjegosh, pra nuk ka fëmijë?. Ai tha: “Jo, jo e dashur. Ke pasur një abort spontan”.

Perry më tej zbuloi se aborti i saj i dytë ndodhi gjatë turneut të fundit të Little Mix. Ajo tha se kishte gjakderdhje të rregullt para se të dilte në skenë, duke thënë: “Po mendoja, o Zot, nuk mund ta anuloj koncertin. Duhet të dal. Duhet të tregohem e guximshme, duhet ta mbaj trupin tim të qetë. Shpresoj të jetë vetëm mpiksje e gjakut”.

Artistja më pas tha se në skanimin e saj në javën e 24-të, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën, duke e quajtur atë ditë “më të keqen të jetës së saj”.

“Ishte shumë e vështirë”.

Megjithatë, Perrie lindi një djalë më vonë dhe quhet, Axel.

“Kur lind diçka që është gjysma jote, është magjike”, tha ajo, duke e quajtur mëmësinë “ndjenjën më të mirë në botë”.