Ballina Politika “Shmangen burokracitë”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet automatikisht në...

“Shmangen burokracitë”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

25
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të suksesshëm drejt modernizimit të shërbimeve publike në vend.

Shefi i qeverisë me një shkrim në rrjetet sociale shkruan se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) tashmë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu nevojën për një karton të veçantë.

Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.

“Me këtë risi shmangen burokracitë, ulen shpenzimet për qytetarët dhe thjeshtohet procesi i marrjes së këtij dokumenti”, shkruan Rama.

Ky vendim do të lehtësojë punonjësit e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët deri tani do duhej të mbanin një dokument shtesë për të vërtetuar kualifikimin e tyre profesional.