Dy vajza të moshës 22-vjeçe dhe 18-vjeçe janë proceduar penalisht pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim një 19-vjeçar, banues në Ballsh.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i riu ka pretenduar se në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta, është goditur me grushte dhe gurë nga këto dy shtetase.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përcjell A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset L. H., 18 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe B. M., 22 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi V. Xh., 19 vjeç, banues në Ballsh, se më datë 20.08.2025, në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta, është goditur me grushte dhe gurë nga këto dy shtetase.