Ballina Ekonomia “Agroindustria rritet me 12,3%, Denaj: Synojmë ta kthejmë në motor të zhvillimit...

“Agroindustria rritet me 12,3%, Denaj: Synojmë ta kthejmë në motor të zhvillimit rural dhe ekonomik

18
0

Agroturizmi po fiton gjithnjë e më shumë terren si një formë e qëndrueshme dhe autentike e turizmit, duke ofruar vizitorëve mundësinë për të përjetuar jetën në fshat dhe aktivitetet bujqësore nga afër.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se sektori u rrit me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

““Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, duke dëshmuar qartë potencialin në rritje të këtij sektori”, tha Denaj.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se gjatë kësaj periudhe, janë eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, çka reflekton rritjen e konkurrueshmërisë dhe potencialit të sektorit.

Denaj theksoi se politikat qeveritare po synojnë forcimin e agroindustrisë si një nga shtyllat kryesore të eksporteve bujqësore dhe të zhvillimit rural në Shqipëri.

“Politikat mbështetëse janë të orientuara drejt forcimit të agroindustrisë si pjesë kyçe të eksporteve bujqësore, me qëllimin që ajo të shndërrohet në motor të fuqishëm të zhvillimit rural dhe ekonomik në vend”, theksoi Denaj.

Sektori i agroindustrisë në Shqipëri ka potencial të madh zhvillimi.

Vitet e fundit, rritja e investimeve falë mbështetjes me subvencione dhe skema për lehtësimin e financimit, ka shtuar numrin e bizneseve në sektorin agroindustrial duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.