Ballina Kronika DURRES/ I mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë, identifikohet, kapet...

DURRES/ I mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari

44
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Enkeliano  Aliko, 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.