Ballina Kosovë E paprecedentë në Morinë! Trafikanti nga Shqipëria iu drejton armën policëve të...

E paprecedentë në Morinë! Trafikanti nga Shqipëria iu drejton armën policëve të Kosovës! Arratiset dhe lë pas një qese me 21 kg drogë

23
0

Më datë 20 gusht 2025, rreth orës 20:30, njësitë hetimore të Policisë së Kosovës nga Departamenti i Kufirit kanë zbuluar një rast të dyshuar të trafikut të drogës në zonën përgjatë vijës së gjelbër midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë një operacioni hetimor në terren, zyrtarët policorë hasën një person të armatosur, i cili ishte duke mbajtur një çantë me vete. Sapo ka vërejtur praninë e policisë, i dyshuari ka drejtuar armën në drejtim të tyre, duke paraqitur një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e zyrtarëve. Pavarësisht se policët janë identifikuar dhe kanë urdhëruar ndalimin e tij, ai ka braktisur çantën dhe është arratisur drejt zonës malore në anën e Shqipërisë.

Pas kontrollit të çantës së lënë në vendngjarje, u konstatua se brenda saj ndodhej një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Sipas matjeve të bëra nga Njësia e Antidrogës, u konfirmua se bëhej fjalë për rreth 21 kilogramë marihuanë.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.