Ballina Sport E papritur për kampionët e Egnatias, mesfushori firmos në Iran

E papritur për kampionët e Egnatias, mesfushori firmos në Iran

0
16

Mesfushori Regi Lushkja do të vijojë karrierën në kampionatin iranian. Egnatia bëri të ditur se është arritur marrëveshja me Tractor FC, ekip ku më parë janë aktivizuar edhe Sokol Cikalleshi e Ditmar Bicaj.

Edhe pse për mesfushorin e Egnatias u përfol shumë se mund të transferohej në Ukrainë ose Turqi, destinacioni i tij ishte Irani. “Faleminderit Regi Lushkja! Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit. Suksese goalman!”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

Lushkja do të ketë kundërshtar në Iran Jasir Asanin, i cili është pjesë e Esteghlal. 29-vjeçari Lushkja e ka filluar karrierën te Besa, për të vijuar më pas me Laçin, Sheriff Tiraspol, Tirana dhe më pas Egnatia. Sezonin e shkuar Lushkja luajti 46 ndeshje me rrogozhinasit, duke qenë protagonist në 20 gola, 16 të shënuar nga ai dhe katër asiste.