Sirio Berati, blogeri shqiptaro-kanadez, ka nxjerrë në pah një paralajmërim alarmant mbi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe planet e tij për të përdorur inteligjencën artificiale në vend të institucioneve shtetërore.
Ai është aq i njohur për videot e tij informuese lidhur me teknoligjine sa është ftuar të flasë në Forbes Under 30 Summit 2025, një ngjarje prestigjioze që do të mbahet në Ohio këtë shtator.
Në një video virale në rrjetet e tij, Berati tha se “nëse një qeveri e korruptuar ndërton AI, edhe AI bëhet e korruptuar”, duke e krahasuar qeverisjen e Ramës me një sistem që mund të amplifikojë autoritarizmin dhe manipulimin.
Sipas Beratit, pretendimet e Ramës se inteligjenca artificiale mund të zhdukë nepotizmin dhe korrupsionin janë naive dhe potencialisht të rrezikshme. Ai paralajmëron se sistemi digjital i Shqipërisë është hakuar disa herë nga Irani, çka tregon paaftësinë e qeverisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.
Nëse Rama vendos të menaxhojë shtetin përmes AI, çdo manipulim i mundshëm mund të justifikohet thjesht nga algoritmet, duke fshehur korrupsionin dhe duke e bërë të pamundur përgjegjësinë politike.
Blogeri i famshëm përfundon me një paralajmërim të ashpër: “Inteligjenca artificiale nuk e mbaron korrupsionin, miku im; ajo e fsheh atë më mirë, dhe Shqipëria është gati të tregojë se si Rama mund ta përdorë për të mbajtur pushtetin dhe për të manipuluar qytetarët.”
Ky koment i Beratit pasqyron një kritikë të thellë ndaj qeverisjes së Ramës, duke nxjerrë në pah rreziqet e autoritarizmit dixhital dhe përkeqësimin e korrupsionit në vend.
Video e artistit:
Kjo është një nga idetë më të rrezikshme që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
Shqiperia dëshiron që të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me Inteligjencën artificiale.
Me lini t’jua parafrazoj, një qeveri e korruptuar dëshiron të zëvendësojë veten me një inteligjencë artificiale të korruptuar.
Ky njeri është Edi Rama, politikani më i korruptuar në Europë, kryeministri i Shqipërisë, dhe si një shqiptar mund t’ju them se ai është i akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në 2017, 2019, dhe 2025.
Emri i tij ka dalë gjithashtu në skandain e McGonigal në FBI, e cila është një çështje shumë e rëndësishme ndërkombëtare. Vëllai i tij është i lidhur me rrjetet e trafikimit të drogës dhe tani ai është duke pretenduar se inteligjenca artificiale do të zhdukë në mënyrë magjike nepotizmin.
Një histori interesante, këtu është një problem tjetër, sistemi digjital i Shqipërisë është hakuar disa herë nga qeveria iraniane, kështu që miliona të dhëna personale kanë dalë në media. Kështu që nëse ata nuk mund të ruajnë të dhënat personale të vetë qytetarëve të tyre, si mund të sigurojnë ata një qeveri me inteligjencë artificiale.
Dhe kjo është e vërteta, inteligjenca artificiale ende është e kontrolluar nga njerëzit dhe të dhënat mund të jenë të manipulueshme dhe nëse diçka shkon keq, politikanët mundet thjesht të justifikohen dhe të thonë që nuk ishim ne por ishte thjesht algoritmi, dhe kjo do të thotë se zgjedhjet, kontratat, të drejtat bazike të qytetarëve mund të filtrohen përmes një kutie të zezë algoritmike.
Kështu që kur korrupsioni është i bërë nga njerëzit, ti mund të paktën të përpiqesh ta investigosh, kundërshtosh dhe të bësh dikë përgjegjës, por kur është i fshehur pas inteligjencës artificiale nuk kemi asnjë provë fizike.
Inteligjenca artificiale nuk e mbaron korrupsionin, miku im, e fsheh më mirë dhe Shqipëria është gati t’ju tregojë juve ekzaktësisht sesi.