Këtë të mërkurë prindërit e ish-drejtorit të përgjithshëm të AKSHI, (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Daniel Shima, të alarmuar kanë denoncuar në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë, zhdukjen e djalit të tyre.
Në mars të këtij viti ai ishte thirrur në SPAK për tu pyetur me rastin e një hetimi të thelluar që po kryhet për fondet qindra milion euro të kësaj agjencie, e cila ka kryer shumë tendera të shtrenjtë dhe me flamur të kuq.
Kujtojmë gjithashtu se ish-Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, i cili gjendet në arrati dhe i akuzuar nga SPAK për korrupsion, në një nga intervistat e tij për gazetarin Çim Peka, ka deklaruar se Daniel Shima është kërcēnuar nga kryeministri Edi Rama, për një tender 43 milion euro të AKSH i cili po hetohet. Ende nuk dihet fati i Shimës, por zhdukja pa gjurmë e një zyrtari të lartë të shtetit, i cili posedon informacion të dorës së parë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nuk është rasti i parë.
Kush ishte Eduard Belegu, këshilltari i afërt i Dritan Priftit
Në vitin 2000, Eduart Belegu bën kapërcimin në nivele të larta në biznes, duke krijuar lidhje të rëndësishme.
Ai emërohet administrator i kompanisë “Darfo Albania”, subjekti koncesionar që kishte fituar të drejtën për riaktivizimin e aktivitetit të ferro-kromit në Elbasan si dhe nxjerrjen e kromit nga minierat e Përrenjasit dhe Pojskës.
Në vitin 2001, kompania që ishte nën pronësi të italianëve të “Darfo” do të zgjeronte koncesionin edhe me minierat e Bulqizës. Pra, Eduard Belegu drejtonte kompaninë që zotëronte mbi 95 % të aktivitetit tregtar të kromit në Shqipëri.
Për të kuptuar rëndësinë e kompanisë në fjalë, mjafton të themi se plot 5 % e depozitave botërore të kromit në atë kohë, përllogariteshin se ndodheshin në Shqipëri. Drejtimi i “Darfo-s”, i dha Belegut akses dhe njohje në nivele të larta të politikës.
Për të kuptuar rëndësinë e kompanisë në fjalë, mjafton të themi se plot 5 % e depozitave botërore të kromit në atë kohë, përllogariteshin se ndodheshin në Shqipëri. Drejtimi i “Darfo-s”, i dha Belegut akses dhe njohje në nivele të larta të politikës.
“Eduard Belegu ishte biznesmen i suksesshëm merrej me hidrokarbure, krom. Ishte shumë i suksesshëm në atë periudhë”, shprehet për Inside Story gazetari Ferdinand Dervishi.
Në vitin 2004, në fillimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai dallohej si një prej aderuesve të parë dhe më aktivë në atë kohë nga bota e biznesit. Belegu ishte anëtar i këshillit Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së.
Mbi të gjitha, ai njihej si një prej kontributorëve kryesorë financiarë në atë forcë politike. Në botën e biznesit, ai kishte krijuar një profil suksesi dhe shihej edhe nga politika si një kapital jo vetëm ekonomik, por edhe njerëzor.
Miqtë e tij të dikurshëm rrëfejnë se Belegu, ishte shpesh herë zgjidhja e problemeve të punëtorëve. Në disa episode, ai kishte cuar për kurim jashtë shtetit vartësit e tij.
Por këto, mbeten thjesht kujtime pasi nga momenti kur u zhduk, askush prej miqve të dikurshëm të Belegut nuk preferon të flasë për fatin e tij. I vetmi që e bënte, ishte Dritan Prifti, por edhe ai nuk jeton më sot.
Nisur nga profili i krijuar, LSI i besoi Belegut kandidimin për deputet në zonën Pogradecit në vitin 2005. Ai u pa si një ofertë e re dhe mori një numër të konsiderueshëm votash. Por, votat ishin të pamjaftueshme për mandatin.