Ballina Sport Manchester City huazon talentin argjentinas te Bayer Leverkusen

Manchester City huazon talentin argjentinas te Bayer Leverkusen

14
0

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar transferimin e Claudio Echeverri, mesfushor ofensiv argjentinas 19-vjeçar, i cili vjen në huazim për një sezon nga Manchester City, pa klauzolë blerjeje.

“Xhevahiri” i futbollit argjentinas do të mbajë fanellën me numrin 9 te skuadra gjermane, ku do të përjetojë aventurën e tij të parë në futbollin e Bundesligës pas eksperiencës me River Plate dhe transferimit të fundit te kampionët e Anglisë.

Sipas Sky Germany, Leverkusen do të mbulojë plotësisht pagën e lojtarit.

Echeverri nuk e fshehu emocionin për këtë hap të ri në karrierë:

“Të kesh mundësinë të hedh hapat e ardhshëm te kampionët e Gjermanisë 2024, si në Bundesliga ashtu edhe në Champions League, është diçka fantastike.

Dua të luaj sa më shumë minuta, të rritem çdo javë si futbollist dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë gjëra të mëdha.”

Mesfushori ofensiv kujtoi se tashmë ka shënuar me City-n në Botërorin e Klubeve dhe e sheh Leverkusenin si trampolinë për t’u konsoliduar në futbollin elitar:

“Shumë të rinj kanë bërë hapin e madh në karrierën e tyre pikërisht këtu, dhe vitin e ardhshëm dua të ndjek të njëjtin rrugëtim.”

Nga ana e tij, drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, vlerësoi lart kualitetet e talentit argjentinas:

“Claudio Echeverri është një lojtar i aftë teknikisht, plot energji dhe shumë dinamik.

Ai lëviz me inteligjencë mes linjave dhe krijon rrezik nga qendra. Është një mesfushor kreativ, me aftësi driblimesh dhe vertikaliteti.

Një lojtar i tillë jo vetëm që rrit nivelin e ekipit, por është edhe arsyeja pse tifozët vijnë në stadium.

Kreativiteti i tij do t’i japë lojës sonë dimensione të reja e tërheqëse”.