Ballina Kulturë Naun Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij e zhgënjyer me...

Naun Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij e zhgënjyer me Teatrin Kombëtar: Nuk shkroi as dy rreshta tekst për solidaritet

18
0

Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar sërish, duke pohuar se aktori dhe regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza e aktorit në një postim në profilin e saj në Facebook ka shprehur hapur kritikat ndaj Teatrit Kombëtar se ka heshtur në këtë situatë të vështirë për babanë e saj, edhe pse ai punoi për më shumë se 46 vite atje.

Teatri nuk i ka kushtuar as dy rreshta tekst, shkruan vajza e artistit të madh shqiptar.

Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim! Rea Shundi”, ka shkruar ajo.

Ndërsa po përballet me sëmundjen e rëndë, aktori ndodhet në një spital në Francë për kurim të specializuar.

Familjarët pranuan më parë se kurimi në Francë ka kosto të larta dhe nuk po e përballojnë dot financiarisht.

Ata kanë hapur një llogari në “Gofoundme” me qëllim mbledhjen e shumës së parave që duhet për mjekim.