Nick Jonas ka folur hapur për rregullat në dhomën e tij të gjumit.
Ai zbuloi se shtratin të cilin e ndan me gruan e tij, Priyanka Chopra, e përdor për vetëm një arsye.
“Mendoj se shtretërit janë vetëm për të fjetur”, tha Nick në një intervistë së fundmi.
“Nuk ulem në shtrat, nuk ha në shtrat, nuk lexoj libër në shtrat dhe as nuk shikoj televizor. Nuk mund ta bëj”, vazhdoi aktori.
Megjithatë, Nick tha se nëse Priyanka shikon televizor në shtrat, ai gjen një mënyrë për t’iu bashkuar.
“Do të tërheq një karrige dhe do të ulem pranë shtratit”, shpjegoi ai.