Nga Gani Mehmetaj
Lufta e pengjeve është roman tronditës i Gani Mehmetajt me rrëfimet e tetë ushtarëve të rinj, nga të cilët secili është përfaqësues i një kombi të ish Jugosllavisë. Ata i bashkon vetëm një uniform -uniforma e ushtrisë jugosllave dhe realiteti i përbashkët i luftës. Ngjarja ndodh në një kazermë të humbur në alpet sllovene, ku ushtarët e rinj Zorani, Franci, Iliriani, Senadi, Stipe, Dimce, Ishtvani dhe Bozho ballafaqohen me armikun e paidentifikuar dhe u duhet të luftojnë me diçka që nuk e kuptojnë dhe që nuk e ndjejnë të vetën. Uniforma e përbashkët nuk arrin të shlyej dallimet e mëdha etnike, paragjykimet historike dhe urrejtjen njëshekullore. Përkundrazi, ato dalin në sipërfaqe duke treguar se projekti jugosllav ka qenë që nga fillimi i gjykuar në dështim.
Romani Lufta e pengjeve trajton historinë dhe luftën me qasjen që i shmanget narracionit të propagandës së njëanshme. Shkrimtari nuk merr anë dhe nuk i imponon qëndrimet e veta. Rrëfimi dinamik dhe përshkrimet e gjalla shprehin përvojën e autorit në krijimtarinë filmike.
Romani e bënë lexuesin dëshmitar të situatave të ndërlikuara dhe marrëdhëniet në mes të kombeve të ndryshme të sajesës së ish Jugosllavisë, duke ndjekur ngjarjet dramatike nga lufta në Slloveni, përmes luftës në Kroaci, dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Heroi kryesor Ilirian Nikaj, bart me vete trashëgiminë historike, përjeton tmerret e luftës, plagosjen dhe ikjen, por mbetet gjallë.
Me romanin e tij Gani Mehmetaj jo vetëm që i konteston perspektivat e njëanshme, por fton lexuesin që ta shikojnë historinë nga kënde të ndryshme. Romani është saga për njeriun dhe , përkatësisë etnike , urrejtjes së ndësjell, mitet dhe kulturat. Ai nuk ofron zgjidhje, ai shtron pyetje dhe nxit në përsiatje, shtron mendime duke shfrytëzuar gjuhën e mbështetur në dokumente historike , këngë dhe rrëfimet gojore të secilit komb.
Romani është botuar në kolanën “Proza e mirë (Dobra proza) të autorëve të njohur të letërsisë botërore si: Benito Perez, Carole Martinez, Catrina Bonvici, James Joyce, Mihail Bulgakov etj.