Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë teksa po shijon pushimet e saj në Cabo, Meksikë.
48-vjeçarja u pa duke marrë rreze dielli në plazh, ku u shfaq me bikini rozë metalike që theksonin linjat e saj trupore të admirueshme.
Fotot e publikuara kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë komente të shumta nga fansat që e kanë komplimentuar për energjinë dhe pamjen e saj rinore.
Shakira prej kohësh është kthyer në një ikonë jo vetëm të muzikës latine, por edhe të stilit dhe elegancës.
Përkundër moshës, ajo vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për format e saj dhe për një jetë aktive plot ritëm.