Ballina Europë Trump dhe Von Der Leyen arrijnë marrëveshjen, SHBA ul tarifat në 15%...

Trump dhe Von Der Leyen arrijnë marrëveshjen, SHBA ul tarifat në 15% për automjetet dhe produktet farmaceutike evropiane

14
0

Shtetet e Bashkuara do të ulin tarifat për automjetet dhe produktet farmaceutike evropianë në 15%, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Brukseli dhe të shqyrtuar nga Politico para publikimit . 

Dokumenti katërfaqësh, i datës 18 gusht, përcakton pikat kryesore të marrëveshjes së arritur nga (Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kur të dy udhëheqësit u takuan në Skoci më 27 korrik .

Deklaratat e dy udhëheqësve mbi marrëveshjen ndryshonin në atë kohë, veçanërisht për produktet farmaceutike, duke ngritur shqetësime se prodhuesit evropianë të ilaçeve mund të përjashtoheshin përfundimisht nga tregu amerikan. 

Në një klauzolë tjetër kyçe, deklarata e përbashkët konfirmon se SHBA-të do të ulin tarifat për makinat dhe pjesët e makinave në shumicën e rasteve nga 27.5% në 15%, por vetëm pasi BE-ja të miratojë zyrtarisht legjislacionin për të “eliminuar tarifat për të gjitha produktet industriale amerikane”. BE-ja aktualisht vendos një tarifë prej 10% për importet e makinave. 

BE-ja do të zgjerojë aksesin në treg për produktet bujqësore amerikane që nuk janë të ndjeshme ndaj tregut. SHBA-të, nga ana e tyre, po angazhohen të përjashtojnë avionët dhe pjesët e tyre, si dhe ilaçet gjenerike, nga tarifat më të larta, duke zbatuar tarifën e kombit më të favorizuar për këto importe.

Përveç kësaj, Uashingtoni dhe Brukseli do të bashkojnë forcat për të trajtuar mbiprodhimin e çelikut dhe aluminit dhe për të shqyrtuar mundësinë e futjes së kuotave të tarifave. Kjo ishte një kërkesë kyçe e palës evropiane, me qëllim shmangien e një tarife prej 50% mbi eksportet e çelikut dhe aluminit.