Ballina Aktualitet Aktori Naun Shundi do niset nga Franca për në Shqipëri, familja: Nëse...

Aktori Naun Shundi do niset nga Franca për në Shqipëri, familja: Nëse gjërat shkojnë mirë në QSUT, jemi të qetë!

29
0
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, do të niset nga Franca ku nuk arriti të pranohet për trajtim të specializuar, për në Shqipëri, me shpresën se do të mundet të gjeje trajtimin e në QSUT të kancerit të lëkurës.

Familja, e cila apeloi për ndihmë, njoftoi sot se kura mund të vijohet në Shqipëri, por thekson se “mund të ndodhë edhe që nuk janë mundësitë e zbatimit të saj”.

“Kjo do të shihet në varësi të ecurisë, mundësive dhe kohës, e cila na kushtëzoi në mospranimin në sistemin e komplikuar të burokracisë shëndetësore franceze, shtuar kësaj dhe kostot marramendëse. Nëse gjërat shkojnë mirë në QSUT, jemi të qetë. Nëse jo, sfida të tjera na presin”, njoftoi familja.

Shpenzimet për trajtimin e tij do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës.