Vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.
Ai ishte dhe ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme. Arbër Veliaj u paraqit dhe dje në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.