Ballina Kronika DURRES/ I dehur në timon, përplas katër makina, kundërshton punonjësit e policisë,...

DURRES/ I dehur në timon, përplas katër makina, kundërshton punonjësit e policisë, prangoset 41 vjecari

41
0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur 4 automjete të parkuara. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi S. Xh, ka kallëzuar se gjatë natës së datës 21.08.2025, i kanë marrë xhiron ditore në aksin “Tiranë-Durrës”, në një pikë karburanti në Sukth ku ai punonte. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. U., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi u konstatua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, duke lypur, si dhe për shtetasen M. M., 27 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke shfrytëzuar për të lypur, mbesën e saj të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 16 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.