Ballina Kronika Gomonia digjet në mes të detit, tymi mbulon zonën në Potam

Gomonia digjet në mes të detit, tymi mbulon zonën në Potam

18
0

Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës së motorit së mjetit lundrues. Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Mjetet e policisë kufitare shkuan menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Gomonia është shkrumbuar nga flakët, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.