Ballina Sport Klubi i Premier Leagues po shqyrton shkarkimin e trajnerit

Klubi i Premier Leagues po shqyrton shkarkimin e trajnerit

21
0

Klubi i Premier Leagues , Notingem Forest po shqyrton shkarkimin e trajnerit Nuno Espirito Santo.

Zbulimi vjen nga gazetari i njohur ndërkombëtar i transferimeve, Mateo Moreto, i cili deklaroi se Notingasm po shqyrton këtë vendim për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët në lidhje me tregun e transferimeve.

Portugez foli së fundmi për Sky Sport në lidhje me performancën e klubit gjatë afatit kalimtar të verës:

“Jemi larg vendit ku do të donim të ishim për sa i përket skuadrës. Planet që kishim nuk funksionuan. Përgatitja e skuadrës nuk ka qenë ideale.

Nuk e dimë se çfarë lloj skuadre kemi. Kemi lojtarë që punojnë këtu dhe e dinë se do të huazohen. Kemi një problem të madh.”

Këto fjalë nuk i pëlqyen presidentit Evangelos Marinakis, i cili është përplasur me trajnerin në më shumë se një rast vitin e kaluar. Kjo e shtyu atë të reflektonte mbi të ardhmen e portugezit, pavarësisht një fitoreje të shkëlqyer kundër Brentford në debutimin e tij dhe një sezoni në të cilin ata përfunduan të shtatët.