Ballina Aktualitet Koçiu: Spitali Memorial realizon me sukses ndërhyrjen e parë delikate në karotide

Koçiu: Spitali Memorial realizon me sukses ndërhyrjen e parë delikate në karotide

21
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se për herë të parë në Spitalin Memorial është realizuar me sukses për herë të parë një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga stenozë kritike e arteries karotide të djathtë.

Ndërhyrja u krye përmes procedurës së avancuar të angioplastikës me stent, duke shmangur komplikacione serioze dhe duke rikthyer shëndetin e pacientit.

“Për herë të parë në Spitalin Memorial u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga një stenozë kritike e arteries karotide të djathtë, me rrezikshmëri të lartë për komplikacione serioze”, thekson Koçiu.
Sipas Koçiut, “falë procedurës së avancuar të angioplastikës me stent, ekipi ynë multidisiplinar arriti të rikthejë shëndetin e tij pa komplikacione”.

Në videon e ndarë nga Koçiu, vetë pacienti shprehet se nuk e imagjinonte një rikuperim kaq të shpejtë. “Quhem Asim Elia. Jam banues në Vlorë, kam tre ditë këtu në spitalin Memorial të Fierit. Nuk e imagjinoja dot që nga e marta në të mërkurën të ngrihesha në këmbë dhe të ecnja me vrapë. Operacioni ishte shumë i vështirë”.

Ai falenderon mjekët për ndërhyrjen e kryer. “Janë të shkëlqyer. Njësha janë. Janë të përkryer të gjithë”, tha pacienti Elia.

“Procedura shkoj shumë mirë, nuk pati komplikacion. Pacienti tanimë është shumë mirë”, tha kirurgu, duke shtuar se është gati për të peshkuar, duke iu referuar dhe profesionit të tij.