Ballina Kronika Policia jep detaje nga arrestimi i Zotos: Kush e fshihte dhe çfarë...

Policia jep detaje nga arrestimi i Zotos: Kush e fshihte dhe çfarë gjetëm në banesë

57
0

Policia ka ndarë njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin që çoi në arrestimin e Ramadan Zotos, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur më 17 korrik 2025 në Sarandë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur dy persona.

Gjatë ndalimit, Zoto ishte i armatosur me një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua gjithashtu Arben Ismaili, 50 vjeç, banues në Fier, i cili e strehonte dhe e ndihmonte Zoton të shmangej nga Policia. Ai ishte shpallur më herët në kërkim për mbajtje pa leje armësh dhe municionesh.

Sekuestrimet

Gjatë kontrollit të banesës së Ismailit dhe në momentin e arrestimit të Zotos në Korçë, policia sekuestroi:

4 pistoleta me karikatorë dhe fishekë,
1 armë zjarri automatik,
një pjesë mekanizmi për silenciator,
një dylbi për përdorim në kushte të errësirës,
një dron,
rreth 600 fishekë luftarakë.
Operacioni u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe pasoi informacionet operative të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh.

Zoto do të procedohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ndërsa Ismaili po hetohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.