Sipërmarrja shqiptare kërkon të informohet për krijimin e pozicioneve negociuese të vendit për mbrojtjen e prodhimit vendas. Sipërmarrës dhe përfaqësues i saj, Alban Zusi e sheh të rëndësishëm këtë aspekt në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE.
“Nuk jemi thirrur për të thënë se cilat janë sektorët, industritë apo produktet për të cilët ju do të donit që ne të krijonim një pozicion negociues për të thënë se edhe pas hyrjes në BE ne duam që këto produkte për një periudhë 2-3 vjeçare s atë përshtaten me tregun t’i mbrojmë me një sistem taksash. Ai ta lejojë mbrojtjen nëse ti i thua se nëse nuk e mbroj mund të humbasë p.sh. 10 mijë vende pune”, tha Zusi.
Sipas z. Zusi vlerësimi i peshës së industrive në vend vjen në këtë moment nga ky konsiderim.
“E gjithë industria e ushqimit mund të shkojë 40-50 % e ekonomisë kombëtare, pasi kemi përveç prodhimi bujqësor, kemi industritë përpunuese të mishit, perimeve, frutave, lëngjeve, fabrikat e vajt të ullirit etj.”, tha Zusi.
Ditët e fundit përmes medias e njoftimeve publike zyrtarë është bërë e ditur shpallja e konsultimeve publike për një sërë ligjesh që prekin sipërmarrjen sipas bisedimeve për kapitujt përkatës.
“Kam qenë në disa epike konsultative për çështjet e integrimit. Të ketë takime të rregullta mujore ku të thuhen gjërat dhe të ketë raportime të rregullta për çfarë ndodhi”, tha ai.