Ballina Kosovë Anton Quni takon Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

Anton Quni takon Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

7
0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është mirëpritur nga Papa Leo XIV.

Takimi u vlerësua nga LDK si një përvojë shpirtërore dhe frymëzuese, ku u shkëmbyen mesazhe mbi paqen, solidaritetin dhe respektin ndërnjerëzor.

Në shenjë nderi, Quni i dhuroi Papës një pikturë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Njoftimi:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Anton Quni, në një audiencë private u mirëprit nga Shënjtëria e Tij, Papa Leo XIV.

Takimi përfaqësonte një përvojë të veçantë shpirtërore dhe frymëzuese, ku u ndanë mesazhe të urtësisë dhe të paqes, duke theksuar rëndësinë e vlerave universale të respektit, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.

Në shenjë respekti dhe nderi, Nënkryetari Quni i dhuroi Shënjtërisë së Tij pikturën e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova – simbol i vizionit, paqes dhe udhëheqjes së urtë të popullit të Kosovës.

LDK vlerëson lart këtë mundësi të rrallë, e cila reflekton përkushtimin e saj ndaj vlerave humane, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të lidhjeve me institucionet më të larta shpirtërore në botë