Ballina Aktualitet Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë,...

Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë, Turqisë dhe SHBA-së, nga koncesionet e naftës në…

0
17

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shpërthyer me akuza të forta, duke zbuluar sipas saj një nga skemat më të sofistikuara të pastrimit të parave që lidh Tiranën me Ankaranë dhe Uashingtonin. Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo thotë se gjithçka nis nga koncesionet e naftës në Delvinë të dhëna nga Sali Berisha, vijon me shitjen e tyre në vitin 2016 me firmën e Nik Grezdës, dhe përfshin role kyçe të Edi Ramës, Presidentit turk Erdogan dhe kreut të bektashinjve Baba Mondi. Në këtë zinxhir përmenden edhe kompani fantazmë si TransAtlantic, Continental, GBC Oil, Delvina Gas dhe Ionian Gas, të cilat, sipas Kokalarit, janë përdorur si mbulesë për një mekanizëm miliardash. Ajo e quan këtë “makinën e re të pastrimit të parave” dhe paralajmëron se rrënjët e saj prekin politikën shqiptare në nivelet më të larta.

Reagimi i plotë në rrjetet sociale i Evi Kokolarit

Investigimi i Kokalarit

“SHTETI BEKTASHIAN – MAKINA E RE E PASTRIMIT TË PARAVE PËR MË TË KORRUPTUARIT? Mohim përgjegjësie për qëllime ligjore: Ky postim mbledh shumë fakte të shoqëruara me lidhje të burimeve që mund të verifikohen nga çdo kush në internet, dhe ka për qëllim informimin jo vetëm të publikut por dhe kërkon vëmendje të menjëhershme si nga SPAK, ashtu dhe nga autoritetet e SHBA-s që merren me pastrimin e parave në Amerikë. Gjithsesi, këtu pasqyrohen analiza dhe opinione personale dhe jam e hapur për çdo korrigjim që mund të vij nga personat e përmendur më poshtë; Vjet është folur dhe komentuar shumë për ‘Shtetin Bektashi’, madje shumë gazeta publikuan një njoftim të Kryegjyshatës, e cila përcakton Nik (Kreshnik) Grezdën, si ‘Ambasador-at-Large’, (foto më poshtë) i cili mbulon dhe lobimin për të bërë njohjen e Shteti Bektashi të mundur në Amerikë. Por çuditërisht asnjë në media nuk morri mundimin të hulumtoj siç duhet se kush ishte Nik Grezda. Jo shumë kohë më parë, në konfidencë më ishte thënë se mbas ‘Shtetit Bektashi’ ishte Erdogan, por disa e kundërshtuan kur postova diçka për këtë në Facebook, duke thënë se në fakt mbas kësaj ideje është Izraeli. Po pse opinioni publik mendonte se ishte Izraeli, kur në fakt deri tashti dihet (ose thuhet-duhet konfirmuar) se Edmond Brahimaj është takuar me elementë te caktuar nga Izraeli thjeshtë për t’ju kërkuar njohjen e këtij shteti islamik në zemër të Shqipërisë dhe Ballkanit?

Në 30 Tetor 2024, portali Faktoje shkruan: “Interesimi më i madh i huaj erdhi nga mediat turke. Ato i kanë bërë jehonë idesë së Ramës për krijimin e shteti bektashi, pasi lidhej me një komunitet, i cili përcjell një origjinë nga Turqia dhe po ashtu lidhet me myslimanizmin. Media turke “Takvim” ka hedhur idenë se e gjitha mund ishte një lojë e izraelitëve.” Nëse kërkon info mbi gazetën ‘Takvim” del se është në pronësi të Turkuvaz Media Group. CEO Turkuvaz Media Group është i Serhat Albayrak, vëllai i Berat Albayrak, dhëndrit të Erdoganit. Pra, idenë se mbas Shtetit Bektashi qënkërka Izraeli e paska hapur dora vet – Berati Albayrak. Berat Albayrak ka qënë Ministër i Energjitikës nga 2015 deri 2018 dhe Ministër i Thesarit nga 2018-2020. Këto dy Ministri kanë luajtur rol kyç në energji dhe në krijimin e “Turkey Wealth Fund”, e cila është akuzuar shpesh si mekanizëm për aferat personale të familjes së Presidentit Turk. Një mekanizëm të tillë po ndërton dhe Edi Rama në Shqipëri , por temë më vete dhe kjo. Në këtë kohë, TransAtlantic Petroleum Ltd e regjistruar në Bermuda, me seli kryesore në Dallas, Texas, sipas raportit të tyre të depozituar me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA), deklarojnë se në 2016, pikërisht kur Berat Albayrak u bë Ministër i Energjisë, kanë marrë 11 licenca eksplorimi në tokë dhe në det të hapur dhe 25 kontrata qiraje prodhimi në tokë që mbulonin një total prej afërsisht 507,000 acres, ose 205,000 hektar.  TransAtlantic Petrolum gjithashtu është në bashkëpunim të ngushtë me TPAO, Türkiye’s national oil company, që varet nga Ministria e Thesarit dhe menaxhohet nga ajo e Energjitikës në Turqi. Berat Albayrak duket se ka qënë zyrtari që ka aprovuar dhe këtë bashkëpunim.  Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje për ne Shqiptarët është se po në atë vit, pra 2016, kur Berat Albayrak u bë Ministër Energji, TransAtlantic Petroleum që kishte marrë konçesione në Delvinë që në 2007-2008 kur në qeveri ishte Berisha, dhe i kishte 100% nën kontrollin e saj, papritur firmos dy kontrata të reja, duke shitur 75% të interesit të tij.

Një firmë, dy kompani fantazmë dhe një emër i panjohur

Firmosja e kontratës së shitjes është bërë në Shkurt të 2016, dhe nga pala e blerësit është firmosur nga vet dora e NIK GREZDËS. Ok, po Nik Grezda duket moshë e re, që ka mbaruar Harry Fultz, mbaroi ekonomik në një universitet në Minnesota, u punësua disa muaj nëpër banka në US, për disa muaj në bankat e Shqipërisë, dhe papritmas del si bashkëpronar i ‘Continental Oil and Gas LLC’, e cila në fakt në kontratën e shitjes, përfaqësohet nga GBC OIL COMPANY LTD, një strukturë e regjistruar në Delware (regjistrimi i biznesit në këtë shtet mbetet anonim), ndërkohë referenca kryesore e kompanisë në shkresat e deklaruara me SEC, dhe për më tepër në internet është bërë me emrin ‘Continental’. Këtë lloj strukture, ku emri i kompanisë aktuale që zotëron aksionet, është shumë ndryshe nga vetë kompania e që figuron në internet dhe nëpër faqe zyrtare profesionale si linkedin, etj, qartazi përdoret për konfuzion. Për më tepër, asnjë nga websitet e kompanive që Nik Greza ka ndarë në biot e tija, nuk janë aktivë. Në fakt një kërkim në Departamentin e Shtetit në Delaware, nuk jep asnjë rezultat për kompanitë e lartpërmendura, dhe pse po të ishte anonim do jepte emrin e agjencisë që është përdorur për regjistrim. GBC OIL dhe as Continental nuk më rezultojnë asgjëkundi as në Shqipëri, por do vazhdoj të kërkoj info. Çuditërisht, i vetmi informacion që është dhënë në Zoom dhe nën emrin e Nik Grezdës, thotë se Continental është me bazë në Florida. Një kërkim për shoqëritë e formuara në Florida tregon se kjo kompani në fakt ka ekzistuar dhe adresën e ka të saktë, por është mbyllur në 1983. Të jetë rastësi dhe një gabim nga Zoom info, ndërkohë që çdo detaj tjetër për Grezdën e ka korrekt? Bohh, nuk di ta them. Së fundmi, as Nik Grezda nuk rezulton në asnjë nga dokumentat e deklaruara në QKB, pra të dy palët, kompania që Nik prezanton dhe vet Nik, jane hije të plotë që vaniten në horizont duke i shpëtuar kolljashëm syrit investigativ. Po pse? Ndërkohë, një ndër asetet e shitura në këtë 75%, është dhe Delvina Gas Company LTD e regjistruar në British Columbia. Kjo është po e njëjta kompani që në 2022, pronar i 25% u bë Sokol Meqemeja, (link më poshtë) që sot duket të jetë në kërkim për ndërtime pa leje (link I reportazhit më poshtë). Në fakt kjo kompani është regjistruar në Shqipëri pikërisht në Janar të 2016, pra vetëm disa muaj përpara blerjes së aksioneve, por si themelues ka pasur Pjer Pojanakun, i cili figuron partner dhe në kompani të tjera me Sokol Meqemenë dhe vëllain e tij, kur kanë marrë shumë konçesione të tjera nga qeveria Rama.

Misteri i madh i naftës shqiptare

Ajo që më bën përshtypje nga linku më lart, është fakti që dhe pse është një kompani e regjistruar që në 2016, të gjitha links që zakonisht në këtë faqe të drejtojnë tek dokumenta te kompanisë, pronarëve etj – duken se nuk janë aktivë.  E njëjta ndodh dhe me dokumentet e QKB. Nuk di nga varet këto institucione dhe nuk mund të arrij në një konkluzion nëse dikush mund ti ketë fshirë në mënyrë manuale apo është thjeshtë problem teknik, por mendoj që duhet investiguar nëse është e qëllimshme. Ndërkohë, një link me info të përmbledhur dhe deklaratë të PR të TransAntlantic, përmbledhë shitjen e aksioneve dhe të Delvina Gas. Një kompani tjetër që përmendet tek linku më lart, është dhe kompania Ionian Gas Company Ltd., që ka paguar $12 milion, dhe me sa kuptoj, kjo shumë ishte pjesë e shumës total të blerjes. Kam pasur vështirësi të gjej info mbi Ionian Gas Company Ltd, por do vazhdoj të investigoj më tej. Por, siç është një shprehje, elefanti në dhomë është pikërisht Nik Grezda, i cili mbetet nën hije të plotë dhe nuk figuron asgjëkundi në Shqipëri apo Amerikë, përveç se në dokumentet që, TrasnAntlantic është e detyruar të deklaroj me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA). Pyetja mbetet, në cilin kapacitet e ka firmosur Nik Grezda blerjen e 75% të konçesioneve të naftës që TransAntlantic ka me qeverinë Shqiptare dhe AlbPetrolin, dhe çfarë e lidh atë me ‘Baba Mondin’ kur qartazi ai ka qënë CEO i ABC Health Foundation, klinikë e mbështetur nga të Krishterë? Pra, s’mund të them që kanë lidhje falë besimit fetar.

Ndërkohë, firmosja e blerjes së aksioneve është si më poshtë:

Shitës:

  • TransAtlantic Holdings B.C. Ltd.
  • ATTN: Chad Burkhardt
  • 16803 North Dallas Parkway
  • Addison, TX 75001
  • Phone: 214-265-4705
  • Fax: 214-265-4705
  • E-Mail: chad.burkhardt@tapcor.com

Blerësi:

  • Continental Oil & Gas, LLC
  • ATTN: Nik Grezda
  • 16803 North Dallas Parkway
  • Addison, TX 75001
  • Phone: 614-859-6912
  • E-Mail: nik@continentaloil.us

Detajet e kontratës:

Selia kryesore e Nik Grezdës dhe Continental, është gjithashtu në të njëjtën adresë me TransAtlantic në Dallas, Texas, që në opinionin tim do të thotë se TransAntlantic është pjesë e çfarëdo marrëveshjeje të re që është bërë, duke (mundësisht) pleksur dhe veten në aferë që realisht vijnë erë korrupsion.

Pyetja tjetër akoma më e rëndësishme është:

  1. Kush është partneri i Nik Grezdës, meqënëse vet është prezantuar si “Co-Founder, Director i Continental Oil and Gas LLC – kjo qartazi mbetet po aq enigmë sa vet Nik Grezda.

Është për t’u çuditur që TransAntlantic, në 2016, ka bërë disa lëvizje të forta si në Turqi dhe Shqipëri, dhe e njëjta degë e TransAntlantic funksionon në të dy shtetet.  Absurde është dhe fakti që TransAntlantic shiti 75% të aksioneve firmave që ngrejnë shumë dyshime por dhe individë si Meqemeja që ka punuar shumë afër me qeverinë Rama, dhe në fakt kjo duket më shumë sikur janë detyruar ta bëjnë, sesa një veprim i nisur nga kompania vet. Vlen të përmendim që Rama i ka kthyer qeverisë së tij shumë koncesione që janë dhënë nga qeveria e Berishës, siç ka qenë rasti i aeroportit të Rinasit, si e tillë, vras mendjen nëse e njëjta gjë ju bë dhe TransAntlantic duke i lënë atyre vetëm 25% dhe duke e përdorur si fasadë sidomos në SHBA. Kthehemi në 23 Shtator 2024, ku Nik Grezda bëhet personi kryesor për çdo kontakt që duhet në krijimin e “Shtetit të ‘pavarur’ Bektashi”, i cili do jetë si Vatikani, që do të thotë mbrojtje totale që si kërkon dot llogari për paratë apo taksat, asnjë shtet i botës. Një mbrojtje totale nën petkun fetar, që do ta kthej Shqipërinë në Mekën jo vetëm të rrymës islamike të Erdoganit, por gjithashtu në mekanizmin e pastrimit të parave më spektakolare që kemi parë në historinë e njerëzimit. Nëse TransAntlantic është gjithashtu e përfshirë në këtë skemë, atëherë FBI është agjencia e duhur për t’u marrë me ta. Kjo çështje duhet dhe do kaloj dhe në Departamentin e Thesarit. E më që ra fjala, nëse do thoni se Nik Grezda është thjeshtë këshilltar për Kryegjyshatën, atëherë më thoni, pse një pronar i një kompanie që zotëron 75% të një nga kompanitë kryesore të koncesioneve të naftës në Shqipëri (Continental) merret me gjëra kaq të vogla, për më tepër, kur Nik Grezda dhe gruaja e tij duken se deri vonë kanë qenë të angazhuar me fondacione të Krishterë. Në fakt, nga 2012 – 2020 vet Grezda ka qenë CEO i ABC Health Foundation që duket një iniciativë e mbështetur nga komuniteti katolik.

Si përfundim:

Kur të gjeni kush është bashkëpronari me Nik Grezdës i Continental që ka blerë 75% aksione të koncesionit të naftës, do kuptoni në detaje kush është mbas ‘Shtetit Bektashi”, por për momentin, dhe me çdo gjë që kam ndeshur në kërkimet e mia, më del qartë që EDMOND BRAHIMAJ më rezulton të jetë në dijeni të çdo detaji, dhe duket se ka lëshuar frenat tek ata që janë mbas aferave korruptive jo vetëm të Shqipërisë, por dhe Turqi, si e tillë, ‘Baba Mondi” duhet të investigohet jo vetëm nga opinioni publik, por dhe që nga momenti që ai, u bë kryegjysh me një vendim gjykatë që do të thotë, në atë pozicion mund të jetë vënë në mënyrë të paligjshme, në bazë të rregullave të vet Kryegjyshatës. (Temë më vete dhe kjo) Nëse Baba Mondi është i pafajshëm, mbasi të lexoj këto detaje, të na thotë, nga e njeh Nik Grezdën dhe pse i ka dhënë 100% frenat të bëj ç’të doje kur vjen puna për ‘Shtetin Bektashi’? Nëse Baba Mondi ka qenë naiv ndaj këtyre fakteve, atëherë të dal dhe të anuloj kërkesën për një Shtet Bektashi, por nëse rezulton pjesë e kësaj skeme – ai duhet të jap dorëheqjen dhe mos ta lërë veten ta heq Kryegjyshata në forma të tjera.  Nëse do ktheni fenë në mekanizëm për të mbuluar korrupsionin qeveritar, atëherë ky është një skandal që duhet reflektuar në shumë media botërore. Heshtja e Baba Mondit në këtë çështje shumë të rëndësishme për ne si komb, do flas qartë që ai është pjesë e tij – si e tillë, dua një ditë të shikoj Baba Mondit, të kapërcej pragun e SPAK dhe të ulet e të flas me prokurorët e saj. Por, në këtë pikë, personalisht do merrem direkt me të derisa ky ‘Shtet të Korruptuarish’ të hiqet nga agjenda anti-kombëtare e Edi Ramës, por dhe e Erdoganit që ndjej se është gjithashtu pjesë e kësaj skeme. To be continued…”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale./sot