Ballina Opinion Fidanishtja e Tiranës nuk po prodhon pemë…

Fidanishtja e Tiranës nuk po prodhon pemë…

23
0

Nga Eduard Zaloshnja 

Për çdo tifoz të Tiranës, fitorja në çdo ndeshje është gjëja më e rëndësishme – si për çdo tifoz tjetër.

Po qysh kur Panajot Pano – produkt i fidanishtes së Tiranës – shkoi tek Partizani, fiksimi i tifozëve të Tiranës ka qenë që adoleshentët e formuar në fidanishten e klubit të përfaqësojnë fanellën bardh e blu në nivelet më të larta.

Dhe historia e Tiranës është e mbushur me emra të pafundëm qëe filluan futbollin qysh fëmijë me uniformën bardh e blu dhe e përfunduan me të si legjenda te klubit. Ndoshta duhet shkruar një libër i tërë me historitë e tyre…

Aktualisht filozofia e klubit duket se ka ndryshuar. Afron lojtarë të mbetur pa klub nga kontinente të ndryshme, ndërkohë qëadoleshentët e akademisë detyrohen të gjejnë klube të tjera ku tëluajnë. Dhe si rrjedhim, Tirana nuk ka qendrueshmëri nga sezoni në sezon. Një sezon del kampion dhe tjetrin rrezikon të bjerë nga kategoria!!!

Kjo është një torturë që 175 mijë përkrahësit e Tiranës nuk e meritojnë…