Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratin, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mbi pretentimin e gazetarit Almer Toska se është kërcënuar nga biznesmen.
“Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz!”,- shkruan Bardhi në postimin e tij:
Postimi i Plotë:
Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska.
I bëj thirrje urgjente prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë.